Itali, kapen 200 kg drogë në pranga 3 shqiptarë

Itali, kapen 200 kg drogë në pranga 3 shqiptarë

Policia italiane e Pordenones ka shkatërruar një grup kriminal trafikantësh droge në rajonet e Friuli Venezia Giulia, Veneto e Toskana.

Në pranga janë vënë 4 persona, 3 shtetas shqiptarë e 1 shtetase italiane.

Ndalimi i tyre është bërë në komunën Spilimbergo në Friuli, ndërsa në një magazinë në zotërim të tyre në provicnën e Sienës, janë sekuestruar rreth 200 kg marijuanë.

Hetimet prej dy muajsh të policisë italiane kanë zbardhur se ky grup vepronte me anë të dy celulave operative në Pordenone e Firenze.

Baza e tyre ishte në komunën Spilimbergo në Friuli Venezia Giulia ndërsa lëndën narkotike e blimin nga trafikantët e shumicës në territorin e provincës së Sienas e Firences.

EMISIONET