Itali, i riu shqiptar kapet me 200 mijë euro kokainë. Shikoni ku e kishte fshehur

Itali, i riu shqiptar kapet me 200 mijë euro kokainë. Shikoni ku e

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Pescara, pasi u kap me një kilogramë kokainë në makinën e tij.

Mediat italiane raportojnë se 25-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur u shfaq nervoz teksa policia po ushtronte kontroll në makinën e tij.

Lënda narkotike ishte fshehur në motorin e makinës tip Fiat.

Kokaina e sekuestruar jepte gjithësej rreth 5 mijë doza dhe vlera në treg do të kapte shifrën e 200 mijë eurove.

I arrestuari shqiptar iu dorëzua autoriteteve në San Donato.

EMISIONET