Itali: I ati u vra dy muaj para se të lindte, gjykata dëmshpërblen 750 mijë euro djalin shqiptarit

Itali: I ati u vra dy muaj para se të lindte, gjykata

Gjykata e Apelit në Bologna konfirmoi dënimin me 14.2 vite burg për Xhanluka Mazareli, për vrasjen e Ervin Tolës, shqiptarit 31 vjeçar mbrëmjen e 29 dhjetorit 2017.

Vrasja ndodhi pas një sherri ku ishin përfshirë shumë persona, pjesa më e madhe të dehur, tha prokurori Valter Giovannini. Ndërkohë avokati mbrojtjës pretendon se klienti i tij kishte tentuar të mbrohej. Kishte marrë një thikë dhe kishte goditur për vdekje 31 vjeçarin shqiptar. Më pas ishte larguar nga vendi i krimit për tu dorëzuar në polici një ditë më pas.

Gjykata ka vendosur dhe dëmshpërblim për familjarët e Ervin Tolës. Për prindërit dhe vëllezërit e 31 vjeçarit është caktuar nga 500 mijë euro ndërsa për djalin e Ervinit i cili lindi dy muaj pas vrasjes së të atit u caktua dëmshpërblimi prej 750 mijë euro.

Te gjithe lajmet mbi Ervin Tolen


EMISIONET