Një 21 vjeçar shqiptar u godit disa herë me thikë në Scandiano të Italisë. 

Aldi Shpijati, me profesion futbollist pësoi disa plagë me thikë dhe ju nënshtrua një operacioni urgjent në Santa Maria Nuova, teksa mbetet në spital nën kujdes intensiv.

Sulmi, i cili ndodhi disa dhjetëra metra larg nga stacioni, në një parking në Via Statale, u zhvillua në mes të natës. I riu është sulmues në fushën e blertë dhe është premtues në fushën e futbollit.

Për shkaqe ende të paqarta, por ajo që theksojnë karabinierët është se i riu u godit me një mjet të prehtë në gjoks dhe në bark.

Ishin miqtë ata që kërkuan ndihmë urgjente duke e dërguar atë në spital.  

Dy persona janë të dyshuar për ngjarjen një 30 vjeçar dhe një 36 vjeçar, të cilët nuk janë arrestuar dot në flagrancë.

Aldi, i njohur në botën e futbollit, përshkruhet nga të gjithë si një djalë i qetë dhe i përgjegjshëm.

"Ne e dimë që Shpijati ka qenë pranë nesh dy vitet e fundit, dhe ai me ne është sjellë gjithmonë në mënyrë të saktë"- tha presidenti dell'Arcetana Alex Spaggiari.

Edhe pas dy operacioneve në gjoks dhe në bark, i riu nuk ka rifituar ende vetëdijen e plotë.

/Ora News.tv/