Itali, Giuseppe Conte heq dorë nga formimi i qeverisë!

Itali, Giuseppe Conte heq dorë nga formimi i qeverisë!

Kryeministri i sapozgjedhur italian Giuseppe Conte ka hequr dorë nga oferta e tij për të formuar qeverinë.

Arsyeja e dorëheqës së tij është se presidenti Mattarella nuk pranoi Paolo Savonen si Ministër të Ekonomisë.

Vendimi u njoftua pas një takimi që Conte pati me kreun e shtetit, Sergio Mattarella.

Conte u zgjodh nga dy parti populiste në një përpjekje për t'i dhënë fund bllokimit politik 11 javor.

Italia është pa  qeveri që nga zgjedhjet e 4 marsit, sepse asnjë grup politik nuk mund të formonte një shumicë parlamentare.

Të dielën në mbrëmje (27 Maj), Conte shkoi në Presidencë me listën e kabinetit qeveritar, me qëllim formimin e një qeveria koalicioni.

Por Mattarella hodhi poshtë kandidatin e tij për ministrin e Ekonomisë Paolo Savona, pasi ky i fundit është një euroskeptik.

EMISIONET