Itali, çifti shqiptar kapet me 5 kg heroine

Itali, çifti shqiptar kapet me 5 kg heroine

Një çift shqiptar janë arrestuar nga policia doganore në portin e Barit në Itali me akuzën e trafikut të drogës të tipit heroinë.

Ata kishin mbërritur në Itali me tragetin e linjës. Në makinën me të cilën kanë udhëtuar nga Shqipëria janë gjetur 5 kg heroinë e njohur si "brown sugar" e fshehur në disqet e rrotave.

Heroina nuk ishte e konfeksionuar në pako por në gjëndje pluhuri ishte fshehur drejtpërdrejtë në katër disqet të cilat ishin modifikuar enkas.

Policia e Barit ka nisur hetimet për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të çiftit shqiptar si dhe të destinacionin final të kësaj sasie droge të rëndë

EMISIONET