Itali, arrestohet vëllai i senatorit Gianni Pitella, guvernator i rajonit të Basilikatës

Itali, arrestohet vëllai i senatorit Gianni Pitella, guvernator i rajonit

Italia është tronditur sot nga një skandal i rëndë në sistemin shëndetësor të rajonit të Bazilikatës. Policia Financiare italiane e Prokuroria e Materas, pas një hetimi prej 1 viti e gjysmë ka vënë nën urdhrin e arrestit shtëpiak guvernatorin e rajonit të Bazilikatës Marcello Pitella, i cili është vëllai i senatorit të Partisë Demokratike Gianni Pitella, ish eurodeputet, ish kryetar i Parlamentit Evropian e ish zëvendëskryetar i Parlamentit Evropian.

Hetimet e financës italiane kanë cuar në ekzekutimin e 22 urdhër arrestimi, 2 prej të cilëve në burg dhe 20 të tjerë në arrest shtëpiak.

Mes tyre dhe Governatori i Rajonit të Bazilikatës Marcello Pitella i akuzuar për abuzim detyre, falsifikim e manipulim të sistemit shëndetësor publik për interesa private e klietliste politike.

Në konferencën për shtyp Prokurori Pietro Argentino ka deklaruar se hetimet kanë vërtetuar një "kushtëzim total të sistemit të shëndetësisë në këtë rajon nga interesa politike e private dhe manipulime të konkurseve publike në emërimet e këtij sektori".

Marcello Pitella është anëtar i Partisë Demokratike Italiane qysh prej vitit 2007 dhe është zgjedhur guvernator i rajonit të Bazilikatës në zgjedhjet elektorale vendore të nëntorit të vitit 2013.

Marcello Pitella është vëllai i vogël i ish eurodeputetit të njohur italian aktualisht senator i Parlamentit Italian, Gianni Pitella, i cili me opinionet e tij shumë herë ka qënë pranë ngjarjeve politike të Shqipërisë. Vetëm pak ditë më parë në pritje të vendimit të Bashkimit Europian për hapjen apo jo të negociatave të Shqipërisë , Gianni Pitella me një letër të hapur i kërkoi Kryeminstrit italian Giuseppe Conte, të konfirmoj qëndrimin e Italisë në BE pro vendimit të hapjes së negociatave të Shqipërisë.

EMISIONET