Dy të rinj shqiptarë përfunduan në prangat e karabinierëve, pasi shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Ferro di Cavallo.

Arrestimi i tyre erdhi pas mesazheve në aplikacionin "Youpole" të policisë, ku thuhej se dy të huaj përdornin garazhin e një ndërtese si bazë, ndërsa jetonin në një apartament në të njëjtën ndërtesë.

Në pranga përfundoi një 19 vjeçar banues në Perugia, i cili kryente funksionet e "vëzhgimit" dhe mbante paratë, ndërsa u arrestua edhe një 18 vjeçar, i cili kontaktonte me përdoruesit e drogës. 

Policia e vëzhgoi atë duke hyrë në ndërtesë dhe doli prej andej me doza kokaine.

Për këtë arsye, agjentët ndërhynë duke i dhënë fund aktivitetit të kryer nga dy të rinjtë shqiptarë.

Të dy, duke vërejtur se policët po afroheshin, nxituan të iknin. 

Më i riu u ndalua menjëherë, ndërsa tjetri u ndoq nga karabinierët dhe rezistoi me forcë duke goditur me dhunë njërin prej tyre, por në fund u arrestua.

Gjatë kërkimit në shtëpinë e tyre, policia gjeti doza kokaine, si dhe një laptop të vjedhur kohët e fundit në një çerdhe në provincë.

Dy djemtë shqiptarë u dërguan në paraburgim në burgun e Capanne, në dispozicion të autoritetit gjyqësor. Kompjuteri do t'i kthehet institucionit ku është vjedhur.

/Ora News.tv/