Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet italiane nën akuzën e trafikut të drogës. Në zotërim të tyre janë sekuestruar 2.6 kg heroinë,  e mbi 200 gramë kokainë,

Ndalimi i dy shqiptarëve është bërë në komunën Selvazzano Dentro në provincën e Padovës pas një monitorimi rrugor të policisë lokale.

Në automjetin tip “Kia Sportage”, në një vend të modifikuar enkas, u gjetën 5 pako heroinë me peshë totale 2.6 kg si dhe 207 gramë kokainë, 2 telefona celularë e 320 euro.

 Dy shqiptarët janë vënë në pranga në dispozicion të autoriteteve gjyqësore e ndodhen në burgun e Rovigos dhe të Vincenzës.

Antidroga italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e prejardhjes së lëndës narkotike si dhe të bashkëpunëtorëve të dy korrierëve shqiptarë.

Foto Ilustruese

/Ora News.tv/