Israeli pranon të ketë sulmuar reaktivin e dyshuar bërthamor sirian në 2007-n

Israeli pranon të ketë sulmuar reaktivin e dyshuar bërthamor


Ushtria israeliteIite ka pranuar formalisht se ka shkatërruar një reaktiv të dyshuar bërthamor sirian në 2007-n, shkruan BBC

Ajo thotë se “sulmi ajror në rajonin lindor të  Deir-al-Zour ishte një kërcënim për Israelin dhe të gjithë rajonin”.

Thuhet gjithashtu se reaktori ishte thuajse në përfundim. Shumë gjatë është menduar se Israeli ishte përgjegjës, por nuk u provua deri tani.

Siria vazhdimisht mohonte të kishte një reaktiv bërthamor.

Pranimi vjen pasi eprorët ushtarakë izraelitë hoqën urdhrin që ua ndalonte zyrtarëve të diskutonin operacionin

Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka thënë në të shkuarën se kishte shumë mundësi që vendi të kishte një reaktiv bërthamor.

Gjithashtu sugjeroi se ka shumë mundësi të jetë ndërtuar me ndihmën e Koresë së Veriut.

Siria, e cila është bashkuar me Traktatin e Ndalimit të Përhapjes Bërthamore, e ka mohuar një gjë të tillë.

EMISIONET