Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, arrestohet 40 vjeçari në Elbasan

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje,

Një 40 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje nga Interpol Roma-Itali është arrestuar në Elbasan.

Aleksandër Ramazani, banues në Peqin, është dënuar me 4 vite e një muaj burg nga Gjykata Perdonone Italiane për vjedhje. Kapja dhe ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi në Itali.

"Gjykata Perdonone Itali, me vendimin Nr.134/2018CO, e ka dënuar Aleksandër Ramazanin me 4 vjet e 1 muaj burg për veprën penale, "Vjedhja" parashikuar nga nenet 624, 61, 99, 81, të Kodit Penal Italian,"-raporton policia.

Gjithashtu është arrestuar edhe një person në kërkim kombëtar i dënuar me 6 muaj burg për vjedhje

"Orion Galo, 36 vjeç, banues në Elbasan, është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, me vendim Nr. 686 datë 22.07.2016, me 6 muaj burg për veprën penale "Vjedhja","-raporton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

EMISIONET