Shkencëtarët rusë kanë treguar se një qen mund të mbijetojë nën ujë duke përdorur teknologji të lëngshme të frymëmarrjes.

Teksa qëllimi primar është të shpëtojë jetën, eksperimenti është kritikuar për mizori ndaj kafshëve.

Shkencëtarët rusë prej vitesh kanë punuar në teknologji që mund të ofrojnë metoda të reja të evakuimit të emergjencave për ekipet nëndetëse, dhe potencialisht të ndihmojnë pilotët dhe madje edhe udhëtarët e hapësirës për t'i bërë ballë ngarkesave ekstreme.

Mundësia e frymëmarrjes së lëngshme ka qenë lënda e fantashkencës, derisa një agjenci e avancuar kërkimore ruse filloi të eksperimentonte me teknologjinë e cila kërkon mbushjen e mushkërive me një lëng të pasur me oksigjen.

Demonstrimet e diskutueshme të përparimit shkencor u kapën në kamera këtë javë.

/Ora News.tv/