Ishte dënuar me 15 vite burg për trafikim, kapet në Tropojë 57-vjeçarja

Ishte dënuar me 15 vite burg për trafikim, kapet në Tropojë

Një 57-vjeçare e dënuar me 15 vite burg është kapur në Tropojë.

Gjyle Hajdaraj, banuese në Bajram-Curri ishte shpallur në kërkim për veprën penale  "Trafikimi i personave".

"Kapja dhe ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda  me vendim Nr.87, datë 06.09.2016, ka lenë në fuqi vendimin Nr.78, datë 01.06.2016, të Gjykatës  së Shkallës Parë për Krimet e Rënda e cila e ka  dënuar me 15 vjet  burg për veprën penale 'Trafikimi i personave',"-raporton policia.

EMISIONET