Ishte braktisur në shkurre, qeni i shpëton jetën foshnjës së porsalindur

Një qen hero i ka shpëtuar jetën një vajze të porsalindur hedhur në shkurre.  

Qeni Macho tërhoqi pronari e tij nga rruga drejt një shkurreje thellë në një park në qytetin rus të Shën Petersburg.

Qeni kishte dëgjuar të qarat e foshnjës dhe kur u gjet ajo ishte në minutat e fundit të jetës.

Vajza tepër e dobët dhe që vuante nga hipotermia, ishte mbështjellur vetëm me një bluze.

Burri mori menjëherë vajzë dhe shkoi drejt një patrulle që ruante parkun. Fëmija u dërgua në spital vetëm kur kishin mbetur vetëm pak kohë për ta shpëtuar.

Ajo po vuante nga hipotermia e rëndë dhe mungesa e oksigjenit.

"Do kishte qenë shumë e vështirë për tu vënë re nëse nuk do ishte gjetur nga Macho,"-tha një zëdhënës i Gardës Kombëtare Ruse. "Ky qen i zgjuar dërgoi pronarin, kundër vullnetit të tij, në një zonë të shkretë të parkut. Në thellësi të shkurreve, burri pa diçka të mbështjellur me bluze. Ishte një vajze e vogël, që nuk kishte më fuqi të qante."

Pesë ditë më pas, stafi mjekësor thotë se fëmija është shumë i fuqishëm dhe do mbijetojë. Ndërsa kanë nisur hetimet për gjetjen e nënës që e braktisi.





EMISIONET