Dy shokët që kryen vetëvrasje në në një pakt të përbashkët në një hotel në Manhatan janë identifikuar.

Miqtë e 33-vjeçarit David Koenig dhe Ellen O'Meara, 30 vjeç, thanë se të dy ishin të destinuar të ndanin të njëjtin fund.

“Është pothuajse sikur që nga dita e parë që u takuan, ata e dinin se do të vdisnin që bashku,”-tha një oficier policie.

Të dy ishin takuar një vit më parë.

Ata u gjetën të vdekur në orën 19:00 të mbrëmjes së të enjtes nga sanitarja në një hotel.

“Ellen ishin shumë e vetmuar,”-tha fqinja e saj Katherine Zeppelin. “Ajo nuk kishte asnjë mik. Asnjëherë nuk e kam parë me një mashkull.”

Të dy po qëndronin në një dhomë në katin e 18-të të hotelit Yotel" në Avenue 10 në lagjen "Hell's Kitchen" të Manhatanit, kur u vetëvranë.

Ndërsa lanë një shënim: “Mos shiko pas perdes. Ne kemi të vdekur. Kjo është për ju”, së bashku me disa fatura 20 dollarë për stafin e hotelit, që gjeti edhe trupat e tyre raporton New York Post.

Sanitarja gjeti derën të bllokuar nga një fletë plastike pasi shkoi të enjten në dhomë.

Ajo i gjeti klientët të vdekur, të shtrirë në shtrat me një qese plastike në kokat e tyre.


/Ora News.tv/