Ish-trajneri atletik "zbulon" sekretin e Messi-t, ja si i gjuan ai goditjet e dënimit

Ish-trajneri atletik "zbulon" sekretin e Messi-t, ja si i gjuan ai

Topa të Artë, rekorde, gola dhe driblime, Lionel Messi është padiskutim ylli i sportit më të dashur në botë, futbollit.

Me Barcelonën, "pleshti" ka fituar gjithçka ndërsa nga kombëtarja vlen të përmendet vetëm një finale botërori, atë të Brazil 2014, e humbur 1-0 ndaj Gjermanisë.

Por sipas mediave argjentinase, Lionel Messi mësoj dhe një "dhunti" frytdhënëse tek kombëtarja Albiceleste.

Gjuajtjet e lira. janë një sekreti i tij dhe duket se është një këshillë nga Diego Maradona në vitin 2009, kur ky i fundit ishte trajner i përfaqësueses së Argjentinës i ka mjaftuar Messi-t për të fituar besimin dhe për të goditur portën.

Historia u zbulua nga trajneri atletik i Argjentinës në kohën e Maradonës, Fernando Signorini, i cili në një intervistë për "LaSexta" tregoi gjithë historinë. Përfaqësuesja latine ishte në Marseille për të luajtur një ndeshje miqësore ndaj Francës, ata fituan me rezultat 2-0 dhe në këtë takim Messi shënoi njërin nga golat.

Këtu filloi edhe magjia e gjuajtjeve të lira: “Messi së bashku me Mascheranon e Tevezin u ndalën pas seancës stërvitore për të gjuajtur disa gjuajte të lira. Messi rregulloi topin, por në fund gjuajti larg portës. Pas kësaj Leo bëri një gjest dëshpërimi dhe kokulur shkoi drejt zhveshtores. Unë e ndjeka dhe i thash “Më thuaj një gjë, pse një lojtar si ju shkon i dëshpëruar në dush pas një gjuajte të tillë?."- tha fillimisht ish-trajneri atletik i Argjentinës.

Këtu ndërhyri Maradona duke ju drejtuar me fjalët:

 “Djalosh, eja këtu. Vendose topin këtu dhe më dëgjo mua. Mos e largo këmbën aq shpejt nga topi, ndryshe ai nuk do e dijë se çfarë ju dëshironi. Nuk ke nevojë ta trajtosh atë në mënyrë të veçantë, vetëm duhet ta bësh ta kuptojë atë çfarë ti dëshiron dhe ai do ta kuptojë pastaj”.- përfundoj Signorini.

Këto fjalë Messi i mori shumë seriozisht dhe nga ajo ditë ai i godet ndryshe gjuajtjet e lira, me një saktësi shumë të madhe. Kundërshtari i radhës është Malaga dhe nëse gjuajte e lirë është afër zonës, atëherë duhet të bëhemi gati për të festuar golin.

EMISIONET