Ish-sulmuesi i Partizanit shkëlqen në Europë, goleadë kundër athinasve

Ish-sulmuesi i Partizanit shkëlqen në Europë, goleadë

Trabsonspor triumfon në ndeshjen e parë të play off-eve të Europa League kundër AEK me rezultatin 1-3. Fitoren ua dhuroi ish-sulmuesi i Partizanit, Ekuban i cili shënoi një hattrick duke i siguruar një avantazh golash për përballjen e kthimit.

Golin hapës të ndeshjes e shënuan AEK me anë të Livaja që në minutën e 4’. Por turqit e kthejnë rezultatin që në pjesën e parë ku është Ekuban që shënon në minutën e 29’ pas një goditje nga këndi, topi përplaset mes lojtarëve dhe përfundon në këmbët Ganezit që e çon në rrjetë.

Më pas në të 44’ ai shënon golin e dytë. Rezultati mund të trefishohej për Trabzonspor por në minutën e 24’ Sosa humbet një penallti për Turqit.  Golin e knockout-it, Ekuban e shënon në minutën e 70’.

Në minutën e 71’ Trabzonspor aktivizon në fushë dhe talentin kosovar Donis Avdiaj. Takimi i kthimit do të luhet javën tjetër më datë 29 gusht.

EMISIONET