Ish sulmuesi i Interit “thumbon” Icardin: Je një hiç

Antonio Cassano është i njohur më shumë për bëmat e tij jashtë fushe sesa brenda saj.

I ftuar ditën e djeshme në emisionin Tiki Taka, italiani është shprehur ashpër kundër ish kapitenit të Interit Mauro Icardi. Sipas tij argjentinasi prish lojën e skuadrës dhe përveç golave, nuk ofron asgjë tjetër.

Me skemën që aplikon Spalleti 4-2-3-1, Lautaro Martinez e ka të pamundur të luajë me Icardin”, u shpreh 36 vjeçari.

Martinez i “zuri” vendin argjentinasit në formacion, për shkak të problemeve që ky i fundit kishte me drejtuesit. Rikthimi me gol i 26 vjecarit kundër Genoas u duk sikur e mbylli çështjen por Cassano nuk mendon kështu.

“Lautaro është shumë më i zoti se Icardi. Ai luan për ekipin, ndërsa Mauro për rekorde indivuale. Kur “Maurito” nuk shënon, nuk bën asgjë. Është një hiç”.

EMISIONET