Ish-sulmuesi brazilian i shokon të gjithë, pohon se ka përdorur drogë në karrierë

Përdorimi i substancave të ndaluara është një nga armiqtë më të mëdhenj të sportistëve. Por, Mario Jardel, ish-sulmuesi i Portos ka bërë një deklaratë tronditëse ditën e sotme. Ai ka zbuluar se gjatë kohës që sezoni ishte mbyllur ai përdorte rregullisht drogë, pasi gjatë sezonit kishte testime të anti-dopingut.

"Kam ardhur në këtë botë nga kurioziteti. Kam takuar disa njerëz dhe më kanë ofruar drogë, kështu që unë fillova të konsumoj rregullisht kur isha në pushime sepse gjatë kohës së sezonit kisha kontrolle kundër dopingut. Është një nga problemet e futbollit, pasi keni para dhe ka shumë kurthe, miqësi, kuriozitete dhe tundime. Tashmë unë nuk konsumoj drogë dhe gruaja ime ishin thelbësore në këtë evidentim. Tani unë dua të jap një imazh të mirë për fëmijët e mi dhe të bëj punë sociale në mënyrë që të rinjtë të mos bëjnë gabimet që kam bërë".-tha Jardel për kanalin e "Youtube", Pilhado.

Mario Jardel ka një karrierë 20 vjeçare në futboll, ku është aktivizuar me skuadra si Vasco da Gama, Porto, Galatasaray e Sporting. Gjatë karrierës së tij të gjatë, 45 vjeçari shënoi 353 gola në 459 paraqitje. Me kombëtaren A, Jardel luajti në 10 takime, duke realizuar një herë.


EMISIONET