Ish presidenti i Perusë, Alan Garcia vrau veten ndërsa policia po përgatitej për ta arrestuar mëngjesin e së mërkurës.

Vdekja e tij u konfirmua nga Presidenti aktual Martin Vizcarra, i cili shprehu ngushëllimet e tij në Twitter.

Garcia, i cili shërbeu si president nga viti 1985 deri në vitin 1990, qëlloi veten me armë zjarri.

Ai ishte nën hetim për pastrim parash dhe marrje ryshfeti në lidhje me një skandal masiv korrupsioni që ka përfshirë një numër ish-udhëheqësish të Amerikës Latine.

Kur policia mbërriti për të ekzekutuar një urdhër arresti në shtëpinë e tij në orën 6:30 të mëngjesit, Garcia tha se donte të telefononte avokatin e tij dhe shkoi në dhomën e gjumit, tha ministri i Brendshëm, Carlos Morán, për CNN TV Peru.

Momente më vonë, u dëgjua një e shtënë me armë zjarri. Zyrtarët u detyruan të hyjnë në dhomën e tij të gjumit ku gjetën ish presidentin me një plagë në kokë.

69-vjeçari është dërguar nga policia në një spital në kryeqytetin Lima, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin.

"Ish presidenti mori vendimin për të vrarë veten,"-tha avokati i tij Erasmo Reyna, jashtë spitalit Casimiro Ulloa pas vdekjes së Garcia.

/Ora News.tv/