Ish-presidenti rumun: Gjermania na bëri presion ta njohim Kosovën

Ish-presidenti rumun: Gjermania na bëri presion ta njohim Kosovën

Ish-presidenti i Rumanisë, Traian Basescu, ka thënë se Gjermania i ka bërë presion vendit të tij për ta njohur pavarësinë e Kosovës

Këtë deklaratë, Basescu e ka bërë në televizionin rumun B1TV, raporton Deschide.md.

Sipas tij, Gjermania u ka bërë presion të gjitha pesë shteteve të BE-së, Rumanisë, Spanjës, Greqisë, Qipros dhe Sllovakisë që të ndërmarrin një hap të tillë duke e njohur shtetësinë e Kosovës.

“Rumania s’mund ta njohë Kosovën, pavarësisht premtimeve që Gjermania ua ka bërë liderëve të Kosovës. Do të ishte goditje e tmerrshme për Moldavinë, sepse situata në Transnistria është e ngjashme me atë të Kosovës – ndryshim i kufijve me forcë. Nëse Rumania e njeh Kosovën, duhet ta njohë edhe Transnistrinë dhe Krimenë. Le t’i njeh ai (ministri i Jashtëm gjerman) ato vende”, ka thënë Basescu, transmeton Koha.net.

Ish-presidenti rumun tha se Gjermania “i tejkalon kufijtë e saj në politikën e jashtme dhe mund të bëjë dëme”.


EMISIONET