Ish-presidenti i Realit zbulon prapaskenën: Perez e ka zgjedhur trajnerin e ardhshëm

Ish-presidenti i Realit zbulon prapaskenën: Perez e ka zgjedhur trajnerin e

Viti zero! Kështu mund të cilësohet sezoni 2018-2019 për skuadrën e Realit, që ka humbur terren në luftën për tituj. Një situatë që ka lëkundur jo pak pozicionin e teknikut të Realit të Madridit, Santiago Solari, që nuk besohet se do të qëndrojë për shumë gjatë në krye të klubit madrilen.

Për këtë fakt, drejtues të "Galaktikëve" kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin potencial të tij, ndërkohë që ish presidenti i "Los Blancos", Ramon Calderon e ka një emër në kokë, Zinedine Zidane.

 “Perez është një president i çuditshëm i cili na ka sjellë në këtë situatë. Ka mundësi të sjellë Mourinho tani, por për mua nuk ka asnjë risi. Në këtë moment të sezonit, çdo gjë që bëni do të jetë e gabuar. Opsioni i parë për presidentin gjithmonë ka qenë Mourinho. Gjithsesi, Zidane ka një derë të hapur në klub dhe ka lënë mundësinë e rikthimit në qershor.”-tha Calderon për mediat spanjolle.

Reali i Madridit është në garë vetëm për titullin e La Liga këtë sezon, teksa brenda një jave është eliminuar nga Kupa e Mbretit dhe Champions League, respektivisht nga Barcelona dhe Ajax-i.

EMISIONET