Ish-Ministri, Ylli Manjani, ka komentuar kapjen e 91.25 kg kokainë në portin e Maltës në tre kontejnerë, ku dy prej tyre dyshohej se kishin destinacion Durrësin.

Në një postim në facebook, Manjani thotë se trafiku i drogës vazhdon dhe nuk kanë ndërmend të tërhiqen pavarësisht deklaratave propaganduese të qeverisë.

“Importi” i sasive të tilla të kokainës, thotë Manjani, nuk bëhet pa garanci shtetërore.

/Ora News.tv/