Ish-mbrojtësi i Interit: Edy Reja ka punuar shumë mirë te Napoli

Ish-mbrojtësi i Interit: Edy Reja ka punuar shumë mirë te Napoli

Heineken, sponsor zyrtar i Uefa Champions League, në vazhdim të fushatës “Ndajmë momente të paharrueshme”erdhi me një event special në Tiranë duke bërë të mundur prezencën e futbollistit të njohur Marco Materazzi. Ish-kampioni i botës, vlerësoi mikpritjen dhe kulturën e qytetarëve shqiptarë ndërsa tha se trajneri i ri ka bërë një punë shumë të mirë te Napoli dhe Lazio.

Marco Materazzi, ish-mbrojtësi i skuadrës së Interit, ishte mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, i ftuar në një event special organizuar nga birra Heineken, sponsor zyrtar i Uefa Champions League.

45-vjeçari u prit me entuziasëm nga fansat, të cilët qëndruan në rradhë për të marrë një kujtim me ish-kampionin e botës.

Në fjalimin e tij, Materazzi vlerësoi mikpritjen e qytetarëve shqiptarë ndërsa dha edhe një koment mbi trajnerin e ri Edy Reja.

 “Shqipëria ka marrë një trajner kompetent si Edy Reja, i cili ka punuar shumë mirë te Napoli dhe te Lazio. Është nje prej teknikëve të gardës së vjetër, por që e njeh mirë punën e tij”.

Në shortin e Heniken, Materazzi përzgjodhi 5 fitues nga 25 të tillë që do të kenë mundësi të ndjekin live një ndeshje gjysmë finale të Uefa Champions Leauge.

Matterazi ka luajtur 249 ndeshje në total në Serinë A dhe gjatë karrierës së tij ka realizuar 35 gola.

Në eventin e organizuar nga Heineken, përveç birrës, të ftuarit patën mundësi të shijonin muzikë të mirë por edhe një mbrëmje ku nuk munguan elementet e spektaklit.



EMISIONET