Ish-eskorta, e njohur si Samantha X ka shpjeguar arsyen e vërtetë përse meshkujt kërkojnë femra për një natë të mrekullueshme, relaksuese e të magjishme.

Emri i saj i vërtetë është Amanda Goff dhe vendosi të tregojë të vërtetën pas një letre ku i kërkonin të tregonte çfarë kërkojnë realisht ata.

Rreth pagesës, do ketë gjithmonë stigmë për njerëzit që nuk arrijnë të kuptojnë përse paguajnë për një femër, qoftë online apo jo. Por ajo çfarë disa nuk kuptojnë është se meshkujt nuk paguajnë vetëm për seks. Ata paguajnë për një eksperiencë më shumë, për një nivel të thellë të lidhjes së trupit, intimitetit dhe shoqërsë, gjë që besoj se shumica e burrave dhe grave kërkojnë në të vërtetë,” – tha ajo për fansen.

Ndërkohë 43-vjecarja ka punuar si gazetare, autore librash, është rritur në Londër por tani jeton në Australi. Ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin David Basha kurse tani ka filluar lidhjen me një emër të njohur të ekranit australian, Ryan Phelan.

/Ora News.tv/