Pas dy binjakeve, ish-deputetja Jorida Tabaku do të bëhet nënë e një djali.

Ajo është në pritje të ëmbël dhe gjininë e bebit e zbuloi për herë të parë publikisht në emisionin "Tempora" në RTV Ora për gazetaren Sonila Meço, ku ishte e ftuar për të dekriptuar situatën politike pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Edhe pse shtatzënë, Tabaku është parë shumë aktive në kauzat e opozitës që pas djegies së mandateve e deri te protestat masive të organizuara në Tiranë.

Edhe nga pjesa tjetër e opozitës, LSI, ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha pret të bëhet nënë e një vajze, ndërkohë që ka një djalë.


/Ora News.tv/