Ish-ambasadori italian në Shqipëri në vitin 1997 dhe një nga diplomatët që ka pasur rol kryesor në zgjidhjen e krizës së asaj kohe ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të ish-deputetit demokrat, Bardh Spahia.

Në një postim në facebook, Foresti shprehet se komuniteti ndërkombëtar duhet të anagazhohet për të zgjidhur situatën në të cilën ndodhet Shqipëria dhe të shmangin përsëritjen e '97-ës.

Foresti: Po mësoj tani se një mik i dashur, deputet dhe kirurg i njohur është arrestuar në vazhdën e protestave të nisura prej muajsh kundër korrupsioni në Shqipëri. I riu Spahia, djalë i një mikut tim në vitet ’90, kishte ardhur në Milano të premten, më 14 qershor, për të marrë pjesë në prezantimin e librit tim, ku rrëfej për periudhën e vështirë të 1997, e cila duket se po ripërsëritet më shumë se 20 vite pas. Është shumë shqetësuese heshtja e komunitetit ndërkombëtar, dhe mbi të gjitha ato të shtypit dhe të forcave politike europiane, pasi pas disa muajsh situata është bërë edhe më e ndezur dhe me një krizë të rrezikshme institucionale.

Statusin e tij e ka publikuar edhe ish-kryeministri Berisha.

"Një mik i shquar i Shqipërisë, ambasadori Paolo Foresti i tronditur nga arrestimi hakmarrës politik i ish-deputetit Spahia denoncon ashpër këtë akt kriminal politik dhe kërkon lirimin e tij të menjëhershëm" shkruan ai.

/Ora News.tv/