Isco Alcantare po kalon muajt e fundit në "Santiago Bernabeu".

Sipas asaj që shkruan "AS" Zinedine Zidane është i dëshpëruar me paraqitjen e fantazistit dhe tashmë Florentino Perez ka filluar punën për t’i gjetur një klub të ri.

Sipas gazetës spanjolle, Juventus vazhdon ta ndjek nga afër ish-lojtarin e Malagas, dhe është në majën e listës së dëshirave të bardhezijve, që shikojnë tek 25 vjeçari spanjoll njeriu e duhur për mesfushën e tyre. 

Në aspektin taktik, Isco do të ishte një blerje perfekt.

Për të kanë shfaqur interesim klubet si Manchester City, Liverpool, Bayern Munich dhe Arsenal.

Isco ka rinovuar këtë vit deri në vitin 2022, dhe ka një klauzolë prej 700 milionë euro

/Ora News.tv/