Dua Lipa ka filluar të kërcejë me këngët shqiptare vetëm një natë para festivalit që do të mbahet në Prishtinë.

Ajo, së bashku me familjen dhe të dashurin kanë kërcyer nën ritmet e këngëtarëve që do të jenë të pranishëm me 10-12 gusht në Sunny Hill. Një moment, Isaac ka filmuar veten dhe Duan ku i shpreh dashurinë me tekstin e Ledrit dhe Lyrical Son.

Por momenti që të dy kërcejnë është pjesa e reperit Lyrical. Duket se Isaac qenka i informuar për lidhjet e mëparshme të Duas dhe mund të ketë qenë një ndër arsyet që është në Kosovë.

Ata duken më të dashuruar se kurrë, ndërkohë që fansat po presin me padurim festivalin madhështor që do presë artistë të huaj e shqiptarë, të cilët do ngjiten sot (10 gusht) në skenën e Prishtinës.

/Ora News.tv/