Gazetari Ylli Dylgjeri në një postim në rrjete sociale ka ironizur kryeministrin Edi Rama, sa i përket deklaratës së tij në Kuvend, për krijimin e “Bindjes Demokratike” dhe drejtuesin e saj, ish-nënkryetarin e PD-së, Astrit Patozi.

Sipas Dylgjerit pas fjalës Rama u ul sërish në karrgien e turpit, ndërsa shkruan se Patozin e njohin si një qen të ngordhur të PD-së.

Reagimi i plotë: 

Nëse jeta ju ka dhuruar një limon, bëjeni një limonadë...

Nuk e kujtoj kush e ka thënë i pari këtë sentecë, por të fundit e mbaj mënd. Tani biles sapo e dëgjova prap në Kuvendin e Shqipërisë.

Edi Rama quhet. E rimori sërisht temën e kryetarit të ri, të bindur të Partisë Astrit Patosit, e pasi e shtrydhi sipas mënyrës së Tij, në fund i tha publikut: Do ta pini këtë limonatë kur të vini  për urimin e largimit të Bashës. Kaq tha- dhe mblodhi lëkurët e shtrydhura në Kuvend e shkoi sërisht në karigen e turpit, në krye të Qeverisë. Harroi serisht Rama se zotin Patosi sot (të më falë për krahasim ), e njohin si një qen i ngordhur i PD-së. Dhe qenin e ngordhur nuk e rreh njeri...Edhe kjo nuk është elegante.

/Ora News.tv/