Deputeti, Nard Ndoka, ka ironizuar kërkesën e Partisë Demokratike drejtuar kryeministrit Rama për shkarkimin e kreut të bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi.

Për Ndokën kjo është e pamundur. Kreu i PDK-së e konsideron kërkesën deputetit Shehu drejtuar Ramës, si një kërkesë që i drejtohet një babai për të ndëshkuar djalin e vet.

PD kërkoi sot shkarkimin e kryebashkiakut të Tepelenës pas publikimit të një video ku Tërmet Peçi shfaqet duke kënduar këngë për Enver Hoxhen gjatë një darke zyrtare.

 Madje selia blu i ka bërë thirrje edhe Prokurorisë që të nisë hetimet ndaj Tërmet Peçit pasi sipas PD ai ka sfiduar ligjin dhe demokracinë.

/Ora News.tv/