Vala e protestave antiqeveritare nuk ka të ndalur në ditën e pestë rradhazi në Iran, pavarësisht deklaratës së Presidentit se nuk ka trazira.

Protestat filluan të enjten e kaluar në qytetin e Mashhadit, fillimisht kundër rritjes së çmimeve dhe korrupsionit, por tani me një frymë të gjerë anti-qeveritare.

Televizioni shtetëror raporton se 12 vetë u vranë. Treqind arrestime janë kryer në Teheran, Arak dhe Izeh ku 12 policë u plagosën në sulmet në zyrën e Governorate të njëjtin qytet. Presidenti Rohan u shpreh: "Njerëzit janë të lirë të demonstrojnë, por brenda ligjit".

Siç është raportuar nga mediat vendase, dy persona u vranë dhe një tjetër u plagos gjatë protestave në qytetin e Izeh, në jugperëndim të vendit.

Disa njerëz u arrestuan pasi u gjetën materiale shpërthyese në shtëpitë e tyre.

Protestat kanë vijuar edhe gjatë mbrëmjes, makina u dogjën në rrugët e Teheranit që u mbushën sërish me demonstruesit në mbrëmje.

 Edhe tani, televizioni shtetëror iranian ka publikuar pamje të bankave private të sulmuara, dritare të thyera, makina të djegura dhe të përmbysura.

/Ora News.tv/