Irani dhe Iraku heqin dollarin nga transaksionet tregtare

Irani dhe Iraku heqin dollarin nga transaksionet tregtare

Dollari amerikan nuk përdoret më nga Teherani dhe Bagdadi në tregtinë dypalëshe, duke u dhënë rrugë eurove dhe monedhave vendase, si dhe shkëmbimit të drejtpërdrejtë të mallrave, ka deklaruar shefi i Dhomës së Tregtisë Iran-Irak, Yahya Ale-Eshagh.

"Dollari amerikan është hequr nga lista e valutave të përdorura nga Irani dhe Iraku në transaksionet e tyre tregtare dhe ata po përdorin dinarë iranian, euro dhe dinar iraken për transaksione financiare", tha Ale-Eshagh të shtunën.

Sipas zyrtarit të lartë, përveç kalimit nga dollari amerikan tek monedhat alternative, tregtarët iranianë dhe irakianë kanë qenë të angazhuar në operacione shkëmbimi. Megjithatë, sistemi bankar ende ka nevojë për përmirësime, pasi  vetëm një pjesë e tregtisë midis dy vendeve aktualisht kalon nëpër banka.

"Zgjidhja e problemit të sistemit bankar duhet të jetë një përparësi si për Iranin ashtu edhe për Irakun, pasi dy vendet kanë të paktën 8 miliardë dollarë transaksione në kohëra më të këqija," tha Ale-Eshagh.

EMISIONET