Qeveria shqiptare ka pranuar që përfundimi i projekteve TAP dhe HEC-i i Devollit do të kenë ndikim në uljen e investimeve. Në programin e reformave ekonomike 2018-2020 parashikohet që për 2018 të kemi një përgjysmim të peshës së investimeve. Por përtej këtij treguesi, qeveria parashikon ulje të borxhit publik. Eksperti, Selami Xhepa, shpjegon se një gjë  e tillë  mund të arrihet vetëm me ulje të shpenzimeve çka mund të sjellë impakt negativ në ekonomi.

Qeveria shqiptare pranon zyrtarisht se përfundimi i dy investimeve të mëdha do të ketë impakt në ekonominë shqiptare në programin afatmesëm 2018-2020 parashikohet një ngadalësim i ndjeshëm i tyre nga 10.3 % në 4.8%.

Në programin ekonomik sqarohet se ngadalësimi i investimeve vjen si rezultat i përfundimit të projekteve TAP dhe Hidrocentralit të Devollit, projekte këto që gjatë 2016-2017 kanë pasur pikun e zhvillimit.

Por ulja e investimeve ul gjithashtu mundësin e shltyerjes së borxhit që në programin ekonomik 2018 - 2020 qeveria ka parashikuar ta ulë. Sipas ekspertëve ulja e borxhit nën 60% në 2021 mund të arrihet vetem me uljen e shpenzimeve dhe duke vepruar me PPP. 

Xhepa:  Këto realizime priten që të vijnë kryesisht për shkak të shkurtimit të shpenzimeve. Pra ekonomia në vend që duke u rritur të prodhojë më shumë të ardhura, në fakt konsolidimi fiksal ka parashikuar  që të ardhurat do të mbeten konstante.

Por çfarë impakti do të ketë kjo në rritjen ekonomike? Selami Xhepa sqaron se trendi do të vijojë të jetë rreth 4%.

Xhepa: Luhatjet do të jenë modeste sepse ekonomia nuk pritet që të kalojë në 4.5% të rritjes ekonomike pavarësisht se bëhet fjalë për një periudhë 3 vjecare.

Programi ekonomik për 4 vitet në vijim ka në fokus konsolidimin fiskal si dhe kryerjen e reformave në energji dhe në transport të cilët konsiderohen dy prej sektorëve me më shumë impakt në rritjen ekonomike.

Ngadalësohet ritmi i investimeve 

2017              10.3%

2018               4.8%

Ulja e borxhit publik

2018       68.7%

2019       66.4%

2020       63.5%

2021      Nën 60 %

/Ora News.tv/