Investimet e gabuara, zhvillohet Tirana, thellohet varfëria në Kukës dhe Dibër

Investimet e gabuara, zhvillohet Tirana, thellohet varfëria në

Investimet në Shqipëri nuk kanë një shpërndarje të duhur, duke ndikuar në pasurimin e rajonit Tiranë-Durrës dhe varfërimin e mëtejshëm të Kukësit apo Dibrës. Eksperti, Besart Kadia, analizon faktin se qeveria nuk ka bërë një parashikim afatagjatë për ekonominë dhe nuk po mbëshet sektorët e duhur. Sipas Kadisë në qytet e varfra, qeveria duhet të bëjë diferencim fiskal për të ulur impaktin e varfërisë.

Qeveria ka bërë një shpërndarje subjektive të investimeve në vend.

Eksperti, Besart Kadia, analizon faktin se kryeqyteti ka pasur rritjen më të madhe ekonomike, por qarqe të tjera janë varfëruar më shumë.

Sipas Kadisë është e nevojshme që të bëhet një parashikim afatgjatë për zhvillimin ekonomik, në mënyrë që të merren edhe masat e duhura,

Besart Kadia:Tirana është rritur vitin e kaluar me 8%, por ky akumulim i madh i kapitalit dhe aktivitetit ekonomik ka bërë që rajonet të jenë gjithnjë e më shumë të harruara dhe të varfra dhe për më tepër investimet që vinë nga qendra e Republikës së Shqipërisë, pra nga qeveria qëndrore dhe jo ajo lokale.Kjo ka bërë që Shqipëria të ketë dy realitete, Tiranë-Durrës që është një zonë që ka akoma zhvillim ekonomik dhe pjesa tjetër e Shqipërisë si Shkodra, Kukësi, Dibra, Gjirokastra që kanë rënie ekonomike ndër vite.

Për të balancuar këtë hendek të krijuar në zhvillimin ekonomik midis rajoneve, Kadia sugjeron lehtësi fiskale për disa qytete më të varfra në vend.

Besart Kadia: Këto janë praktika të solidaritetit që ndodhin dhe në BE me fondet strukturore. Do të ishte diferencimi fiskal si opsion, ku qytete të cilat janë jo konkuruese, që nuk kanë aktivitet ekonomik të zhvilluar, qeveria duhet ti lejojë të jenë zona të lira tregtare deri diku ku të mos paguajnë taksa bizneset që vendosen në këto rajone. E treta, fuqizimi më i madh i bashkive lokale dhe financimi më i madh i këtyre bashkive.

Sipas të dhënave zyrtare, Tirana ka pasur një rritje të ekonomisë me 8.54% gjatë 2017, ndërsa për Kukësit ka rënë me rreth 15% po ashtu edhe të ardhurat për frymë kanë një diferncë të thellë midis rajoneve në vend.

EMISIONET