Investigimi: Si italianët përdorin shqiptarët për të trafikuar drogën në Europë përmes portit të Roterdamit

Investigimi:  Si italianët përdorin shqiptarët për të

E përditshmja italiane "Corriere della sera" nën firmën e gazetares Amalia De Simone ka publikuar sot një artikull invetigues mbi trafikimin e drogës përmes portit hollandez të Roterdamit.

Në këtë port është përqëndruar biznesi më i madh i drogës për llogari të klaneve të mafias italiane që shpesh herë përdorin shqiptarët për ta trafikuar në të gjithë Europën.

Kriminaliteti i mafias italiane në këtë port nuk perceptohet pasi janë grupet kriminale shqitpare që kryejnë punët e pista të italianëve.

"Roterdami është një nga portet më të mëdha të Europës, shkruan "Corriere della Sera", por njëkohësisht dhe një nga qëndrat më të rëndësishme të shpërndarjes së kokainës, heroinës dhe armëve."

Nga ky port nisen mallra legale dhe ilegale drejt kontinentit të vjetër e po këtu është përqëndruar dhe biznesi më i madh i trafikut të drogës për llogari të klaneve të mafias italiane. E kjo ndodh jo vetëm pasi në këtë port ka një tranzit të madh mallrash që vështirësojnë kontrollet e rrepta por dhe për shkak të sistemit të korrupsionit tek punëtorët e portit e që po përhapet cdo ditë e më shumë.

I intervistuar nga media italiane, David Ellero, kreu i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar të Europolit shprehet se "në volumin e madh të mallrave që tranzitojnë në këtë port kalon dhe një sasi e madhe mallrash ilegale".

Gjithashtu kreu i policisë hollandeze Wilbërt Paulissen, shprehet se "është e pamundur të kontrollohet gjithcka, edhe pse kemi arritur rezultate të testuara, siç janë për shembull 15-16 tonë drogë të sekuestruara në këtë port gjatë viteve të shkuara. E natyrisht kontrollet ndaj kontainereve të ardhura nga Europa janë më pak të kontrolluara pasi i rezervohet vëmëndje e vecantë kontainereve të nisura nga Amerika e Jugut. Prandaj dhe mafia përfiton nga kjo. Shpesh mallrat ilegale tranzitojnë përmes kontainereve që vijnë nga Europa."

Për Prokurorin e Përgjithshëm të antimafias italiane Federiko De Raho problemi qëndron pasi i jepet më shumë peshë fitimit se sa kontrollit të një aksioni specifik anti mafia.

"Në portin e Roterdamit, shprehet ai, ekzistojnë sisteme kontrolli nga më modernet, por tendenca është ti jepet gjithnjë më shumë rëndësi rezultatit ekonomik e në vecanti dëmit që mund të sjell ndalimi i një kontaineri. Ndalimi i 1000 kontainerave sjell vonesa në dorëzimin e mallrave duke krijuar probleme nga pikëpamja e fitimit."

Sa i takon korrupsionit në sistemin e kontrollit në portin e Roterdamit gazetari hollandez Koen Vaskuil shprehet se "mallrat drejt portit të Roterdamit nisen me lehtësi e kriminelët janë të bindur se dërgesat e tyre mund të kalojnë pa probleme të mëdha. Kjo është arsyeja se pse mallrat ilegale janë gjithnjë e në rritje. Ka ndodhur që në një kontainer të vetëm të sekuestrohen rreth 1000 tonë kokainë."

Dhe kreu i policisë hollandeze Ëilbërt Paulissen e pranon nivelin e lartë të korrupsionit në këtë port. "Korrupsioni është në në rritje e sipër në krahaism me vitet e shkuara, shprehet ai. Kemi vërtetuar se përdoren metodat e vjetra për trafikimin e drogës sic është fshehja e tyre në kontainerat me ushqim. Madje kemi kapur dhe hollandezë, punëtorë porti që marrin para për të mos bërë kontrolle apo që fallsifikojnë dokumenta. Kemi arrestuar një sipërmarrës lulesh që për shumë vite ka bashkëpunuar me Ndraghetan. Në këtë biznes punojnë shumë turq, shqiptarë, serbë, si dhe persona me origjinë nga Karaibet apo Antillet. Prania e krimit të organizuar italian nuk perceptohet për shkak të aleancës së tyre me grupet shqitpare, të cilët kryejnë punët e pista të italianëve. Ky fakt është zbuluar nga policia hollandeze"

"Disa vite më parë, rrëfen gazetari hollandez Koen Vaskuil , autor i librit "Maffia Paradjis", disa shqiptarë u arrestuan në portin e Roterdamit. Të gjithë kishin pasaporta falso italiane e u zbulua lidhja e tyre me mafian italiane. Hetimet vërtetuan se trafikantët e drogës së Ndraghetas punonin përmes portit të Roterdamit. I tillë ishte ndërmjetësi i drogës Vincenzo Roccisano i cili së bashku me një femër në Hollandë trafikonin rregullisht 150 kg kokainë."

Kreu i policisë hollandeze Wilbert Paulissen, pranon se është e vështirë të gjesh gjurmë të mafiozëve italianë në portin e Roterdamit. Mafia Italiane është e punon në këtë port por e bën duke trafikuar sasi të vogla droge. Ata e ndajnë sasinë e drogës në porcione të vogla e më pas e shpërndajnë në Europë. Konkluzioni im është se ata janë të specializuar në trafikimin e shpeshtë por në sasi të vogla droge, E nuk flasim vetëm për kokainë por dhe për drogë sintetike."




EMISIONET