Inva Mula magjeps Ulqinin, sopranoja në finalen e “Belcanto Dolcinio”

Inva Mula magjeps Ulqinin, sopranoja në finalen e “Belcanto

Zëri i Inva Mulës ishte përzgjedhur për finalen e edicionit të tretë të Festivalit Ndërkombëtar “Belcanto Dolcinio mbajtur për tre nëtë në kalanë e Ulqinit në Mal të Zi.

Tingujt e pianos së virtuozit Genc Tukiçi e shoqëruan për dy orë sopranon me famë ndërkombëtare.

Rreth 300 dashamirës të muzikës klasike duartrokiten pa fund divën e operas shqiptare, e cila interpretoi për ta, nga të famshmet napoletane, tek ariet e bukura Shkodrane, apo këngët kushtuar arbëresheve dhe atdheut.

Sepse siç tha vetë Mula, ariet e Shkodres janë një patentë identitare me të cilën prezantohet në skenat e botës.

Emocionet që përjetuan ishin të shumta, pasi për herë të parë interpretuan përpara spektatorit të Ulqinit.

Inva Mula: "Është një nga mbrëmjet më të bukura. Isha për herë të parë në Ulqin."

Sopranoja Mula dhe pianisti Tukiçi premtuan për mikrofonin e Ora Neës rikthim në këtë qytet dhe më shumë mbrëmje të tilla për shqiptarët.

Inva Mula: "Kam dëshirën dhe shpresën e madhe që do të ketë aktivitete në ardhmen që të jenë me orkestër, të ndaj repertore dhe me këngëtarë të tjerë."

Genc Tukiçi: "Më mirë sesa kur vjen në shtëpi dhe luan për njerëzit e tu, është emocion shumë i veçantë, nuk përshkruhet dot me fjalë."

Edhe organizatorët e fondacionit kulturor Amerikano-Shqiptar në Neë York, janë të kënaqur nga kjo mbyllje siç e quajnë ato, dinjitoze të ketij festivali që synon të kthehet në traditë.

Cafo Boga: "Kjo natë do të mbesë në zemrat e të gjithë pjesëmarrësve dhe do të kujtohet për vite me rradhë."

Munib Abazi: "Ishte nder shumë i madh për qytetin."

Në fund kryetari i komunës Loro Ndrekiq, bashkë me falenderimet, artistëve ju rezervoi dhuratat simbolike që do t’i kujtojnë Ulqinin turistik dhe historik.

Festivali Ndërkombëtar “Belcanto Dolcinio” i ka fillesat në vitin 2016 me synimin për të çuar tingujt e muzikës klasike në qytetin bregdetar në Malin e Zi.

EMISIONET