Radja Nainggolan në orbitën e PSG-së.

Mesfushori belg, i cili nuk po kalon një periudhë të mirë te Inter, duket sa ka përfunduar në shenjestrën e kampionëve të Ligue 1, të cilët kërkojnë frymë të re në mesin e fushës.

Një gjë e tillë është pohuar edhe nga mediat franceze, që shkojnë më tej. Thomas Tuchel besohet se ka zhvilluar një takim me agjentët e 30 vjeçarit, duke e konsideruar si profilin e duhur për të përforcuar organikët e skuadrës së tij.

Nuk dihet se kur mund të konkretizohet ofensiva, por merkato e verës pritet të jetë e nxehtë për "Ninjan".

/Ora News.tv/