Rafinha Alcantara zyrtarisht zikaltër.

Ashtu siç pritej prej ditësh, Inter ka zyrtarizuar dhe goditjen e dytë në këtë merkato janari.

Ditën e sotme, zikaltërit kanë njoftuar se kanë arritur të transferojnë në "Guiseppe Meaza" Rafinha-n.

Mesfushori brazilian shkon te Inter-i në formë huazimi prej Barcelonës me një opsion për blerje prej 35 milionë eurove,

Tek zikaltërit, 24 vjeçari do të mbaj fanelën me numër 8-të.


/Ora News.tv/