Inter sërish pas Modric, ja emri që fshihet pas kroatit

Inter sërish pas Modric, ja emri që fshihet pas kroatit

Pasi mori tërësisht në dorë frenat e Interit, presidenti i ri, Stiven Zhang ka nisur menjëherë nga puna. Sipas asaj që shkruan "Tuttosport", zikaltërit kanë gjetur rrugën më të shkurtër për të arritur te Luka Modric.

Duke iu referuar këtyre burimeve, Interi ka nisur kontaktet me ish-drejtorin e përgjithëshëm të Juventusit, Beppe Marotta dhe më pas do të hidhet tërësisht në sulm për mesfushorin kroat.

Modric ishte një objektiv i Interit edhe në merkaton e verës, por insistimi i Florentino Perez nuk e lejoi kroatin të bashkohet në "San Siro" me bashkëatdhetarët e tij, Ivan Perisic, Mateo Brozovic dhe Sime Vrsaljko.

EMISIONET