Inter përgatit terrenin për Conten, shkarkon Spallettin

Inter përgatit terrenin për Conten, shkarkon Spallettin

Luciano Spalletti nuk do të jetë trajner i Interit duke nisur që prej ditës së sotme. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit zikaltër.

"FC Internazionale Milano mund të konfirmojë se Luciano Spalletti nuk është më trajneri i ekipit të parë. Klubi dëshiron të falënderojë Spalletin për punën e tij dhe rezultatet e arritura së bashku".-thuhet në deklaratën e klubit nga Milano.

Spalletti mori drejtimin e Interit në vitin 2017, teksa arriti ta kualifikojë në UEFA Champions League këtë sezon. Ai kishte një kontratë deri në vitin 2021, por kjo nuk e ndali kryesinë e klubit që ta shkarkonte.

Pasuesi i tij pritet të jetë Antonio Conte, i cili siç mësohet nga mediat italiane e ka arritur tashmë marrëveshjen me zikaltërit dhe në ditët e ardhshme pritet prezantimi.

EMISIONET