Ditë të rëndësishme për të ndërtuar Interin e së ardhmes.

Marotta dhe Ausilio fluturuan në Madrid për një fushatë të rëndësishme të merkatos dhe për të inicuar kontakte me disa lojtarë që largohen nga Reali i Madridit. Në veçanti, dy-tre emra kanë përfunduar në lupën e zikaltërve: Asensio është ëndrra e madhe, Kovacic dhe Nacho janë dy opsione të mundshme. Ndërkohë, përveç Icardit, edhe Nainggolan është drejt largimit: ai nuk i përshtatet planeve të Conte-s.

Reali po përforcon ekipin dhe disa elementë që deri më tani konsideroheshin të paprekshëm mund të lirohen për të krijuar vend për afrimet dhe për të grumbulluar para. Situatë që mund të inicojë negociata interesante, si teknikisht ashtu edhe ekonomikisht.

Emri i parë në të cilin Marotta është duke u fokusuar është ai i Asensio. Në sezonin e fundit, spanjolli në La Liga luajti 15 ndeshje si titullar dhe 15 herë hyri nga stoli. 

Me ardhjen e Jovic dhe Hazard ka gjasa që Asensio të ketë akoma edhe më pak hapësira vitin e ardhshëm, duke hapur skenare të reja të merkatos.Dhe pikërisht në këtë kuptim, udhëheqësit e Interit po përpiqen të nënshkruajnë me anësorin. Por është një biznes i komplikuar, me kaq shumë ndryshore që duhet të merren parasysh dhe kostot duhet të vlerësohen me kujdes.

Për momentin, Ausilio dhe Marotta kanë bërë vetëm disa anketime me përfaqësuesit e lojtarëve për të kuptuar synimet e tyre. Vetëm një hap i parë për të kuptuar disponueshmërinë e mundshme dhe ndoshta edhe kërkesat ekonomike në drejtim të angazhimit, pa ndonjë negocim fillestar.

Por Asensio nuk është dëshira e vetme e Interit. Mateo Kovacic dhe Nacho janë gjithashtu në fokus të italianëvë. Në huazim tek Chelsea në sezonin e fundit, kroati ka një të kaluar tek Inter, me të cilët ka luajtur nga 2013 në 2015. Dhe kthimi i tij në Madrid mund të mos jetë përfundimtar, me los Blancos gati ta shesinë atë te ofertuesi më i lartë .

E njëjta gjë edhe për Nacho, një lojtar me përvojë dhe fleksibël i cili duket gjithnjë e më larg Madridit. Taktikisht do të ishte shumë i përshtatshëm për Conten, si në mbrojtjen me tre, ashtu edhe me 4. Por në ditët e fundit zikaltrit kanë shfaqur interes edhe për Valentino Lazaro, mbrojtësin e djathtë të Hertha Berlin. Austriaku është në gjendje të luajë si mbrojtës, ashtu edhe mesfushor krahu i djathtë. 

Ndërkaq pritet të shiten Icardi dhe Nainggolan. Por për shitjen eventuale të belgut, Inter kërkon të arkëtoj së paku 29 milionë. Shifër e rëndësishme, e cila nuk do të jetë e lehtë për t'u marrë.

/Ora News.tv/