Deklarata e Luciano Spaletti-t që tha se ka vetëm 13 lojtar titullarë tek Inter-it, duket se ka zgjuar drejtuesit zikaltër që janë futur në merkato dhe për të ofruar në ekip elementë që mund të adaptohen shpejt me skemat e teknikut 58 vjeçar.

Pas sigurimit të firmës me mbrojtësin e Benfikës, Lisandro Lopez Inter është shumë pranë marrëveshjes me mesfushorët brazilian Rafinha dhe Ramires, ndërsa raportohet se ka shprehur interes edhe për Nicolas Gaitan.

Anësori, që mbush 30 vjeç muajin e ardhshëm, është i hapur për një kalim tek Interi, pasi skuadra zikaltër do i ofronte minutat e duhura argjentinasit, që shpreson të jetë pjesë e kombëtares Albiceleste në botërorin "Rusi 2018".

/Ora News.tv/