E ardhmja e mitikut "San Siro" do të mësohet me datën 5 shkurt.

Lajmi është konfirmuar nga këshilltari bashkiak për Urbanizimin, Pierfrancesco Maran i cili në një postim në rrjetin social “Facebook” shkruan:

"Më 5 shkurt, së bashku me këshilltarët Tasca dhe Guaineri, do të takohemi me përfaqësues të Milanit dhe Interit për të diskutuar zhvillimet për të ardhmen e stadiumit “Meazza”. Ne mendojmë se “San Siro” për historinë e tij, për hijeshinë e saj, duhet të jetë gjithmonë në mesin e përsosmërisë në stadiume evropiane dhe sot kërkon investime që duhet të ndahen në mënyrë të qartë me të dy ekipet. Kjo është një mundësi për qytetin dhe futbolli është gjithashtu një burim i madh turistik, është një mundësi e mirë për të dy ekipet dhe jemi të bindur se mund të jetë një takim i rëndësishëm për të përcaktuar qartë objektivat e së ardhmes"- mbyll statusin Maran.

/Ora News.tv/