Inter ka humbur identitetin.

Fitorja e javës së shkuar ndaj Bologna-s ishte vetëm një shkëndijë pasi zikaltërit janë kthyer sërisht me këmbë në tokë, duke humbur përballë Genoas, pastër 2-0 . Historia e takimit u pa që në startin e saj, pasi në fushë kishte vetëm një skuadër dhe ato ishin vendasit e Genoas.

Por pavarësisht kësaj, goli i avantazhin erdhi në fund dhe kjo jo për meritë të tyre, por një gabimi në mbrojtje, me Skriniar që në tentativë për të larguar topin, sfera u përplas në këmbët e Andrea Ranochia dhe më pas për të përfunduar në rrjetë.


Në fraksionin e dytë, ishte Goran Pandev që dyfishoi rezultatin. Sulmuesi maqedonas i shërbyer nga Laxalt e kishte të lehtë të mposhte Handanovic me të majtën.

Pas kësaj humbjeje Inter vazhdon ta vendos në pikëpytje pjesëmarrjen në Europë, ku pas 25 javësh numëron 48-të pikë dhe një vend të 4-t, +2 nga Lacio e vendit të 5-të, me kryeqytetasit që kanë një takim më shumë për të zhvilluar.

/Ora News.tv/