Inter dhe Barcelona më në fund kanë rënë dakord për një marrëveshje për të dërguar mesfushorin Rafinha në Milano.

Sipas "Sky Sport Italia" fillimisht Rafinha do të transferohet në "Guiseppe Meaza" në formë huazimi deri në fund të sezonit dhe do të ketë mundësinë të nënshkruajë me atë përgjithmonë këtë verë me një pagesë prej 35 milionë euro plus 3 milion euro në formë bonusesh.

/Ora News.tv/