Me synimin për të mos humbur trenin e integrimit, Partia Socialiste hedh në tavolinën e debatit 3 çështje të rëndësishme për të cilat kërkon bashkëpunimin e maxhorancës. Deputeti Ditmir Bushati, njëherësh kreu i komisionit të integrimit përcaktoi shtatorin si shansin e fundit për të shpëtuar statusin e kandidatit. “Marrja e stutusit kandidat është me rëndësi ndaj dhe të gjithe energjitë duhet të përqëndrohen në pëmbushjen e 12 prioriteteve që nuk mund të reduktohen tek kufizimi i imunitetit” tha Bushati. Deputeti Bushati, u shpreh edhe një herë kundër mbajtes së referendumimit për çështjen e imunitetit. "Ne duam që në shtator të shqyrtojmë paketën për reformën në drejtësi sepse duam t`i japin statusin një shans në tetor ndërsa Berisha do lojën e referndumit pa kundërshtar. Ne duan që brenda shtatorit parlamenti të njihet me planin e masave të qeverisë për infrastrukturën zgjedhore ndërsa Berisha do lojën e referendumit pa kundërshtar” tha Bushati. Imuniteti është një pikë e fortë diskutimi mes palëve politike, pasi maxhoraca sheh si zgjidhje të vemte referendumin, ndërsa socialistët këmbëngulin në domosdoshmërinë e diskutimit të paketës së ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi.

/Ora News.tv/