Integrimi, Meta kërkon kontributin e Universiteteve dhe akademikëve

Integrimi, Meta kërkon kontributin e Universiteteve dhe akademikëve

Në kohën kur integrimi në Bashkimin Europian mbetet sfida e përbashkët dhe prioriteti kryesor i Shqipërisë, Presidenti Ilir Meta kërkon nga Universitetet dhe akademikët të rrisin rolin dhe kontributin në këtë proces.

Nga Shkodra ku mori pjesë në festimet për 60 vjetorin e krijimit të Universitetit "Luigj Gurakuqi", Kreu i Shtetit tha se vendi më shumë se  kurrë ka nevojë për kapacitetet krijuese dhe fuqinë e rinisë. 

Meta: Është kjo rrugë e integrimit në Bashkimin Evropian që kemi zgjedhur, me në krye Shkodrën, 27 vite më parë e cila kërkon nga të gjithë, por veçanërisht nga ju, të dashur pedagogë dhe studentë, të përgatitemi për të përballuar me sukses dhe me cilësi të lartë sfidat e konkurrencës së shoqërisë dhe shkencës bashkëkohore.

Politikat arsimore dhe ato të punësimit ishin në qendër të fjalimit të Kreut të Shtetit.  Shqipëria që po ndërtojmë u takon në radhë të parë të rinjve, theksoi presidenti Meta duke u kujtuar sfidën e madhe të punësimit të të rinjve.

 Meta: Vetëm duke fituar këtë sfidë ne ja kemi dalë me sukses të japim siguri për të rinjtë tanë dhe të ndërtojmë familje të reja të shëndetshme, dhe një shoqëri të sigurt dhe një vend me vlera.Shqipëria që ne po ndërtojmë u takon në radhë të parë të rinjve, ëndrrave të tyre dhe sidomos aspiratave të atyre që u janë përkushtuar studimeve cilësore duke ndjerë peshën e përgjegjësisë për ta çuar Shkodrën dhe të gjithë Shqipërinë përpara.

Duke iu referuar emrit të Luigj Gurakuqit që mban Universiteti dhe vlerave më të larta që sipas tij mbartin e përçojnë banorët e Shkodrës, Presidenti Meta i akordoi titullin "Mjeshtër i Madh" profesor Dhimitër Dhores, një prej më të njohurve të tempullit të dijes për veriun.

 

EMISIONET