Instituti i Gjeoshkencës ngre alarmin: Priten përmbytje të mëdha

Instituti i Gjeoshkencës ngre alarmin: Priten përmbytje të

Fundi i muajit nëntor dhe fillimi i dhjetorit pritet që të jetë me përmbytje si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Institui i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon që në datat 30 nëntor, 1 dhe 2 dhjetor priten reshje shumë intensive pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa.

“Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë. Nga llogaritjet paraprake këto reshje priten të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në qytetet kryesore Tiranë, Lezhë, Durrës, Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër” bën me dije Institui i Gjeoshkencës.

Qarqet më të rrezikuara janë Fieri dhe Vlora. Ka mundësi të lartë për përmbytje në basenet e lumenjve Vjosa dhe Seman. Gjithashtu edhe lumi Shkumbin mund të shfaqë përmbytje përgjatë fundit të premtes së 1 dhjetorit.

Institui i Gjeoshkencës sqaron se ky informacion është paraprak, për arsye se llogaritjet po vazhdojnë dhe afati i këtij buletini është vetëm për 36 orët në vijim.

“Shenjat e alarmit nga përmbytjet do të vendosen sipas llogaritjeve në buletinin e ardhshëm. Nga këto llogaritje rezulton se, nëse parashikimi i reshjeve del i saktë, në pjesët fushore të këtyre lumenjve ka mundësi përmbytje me pasoja të rënda, mijëra Ha tokë e përmbytur dhe mijëra njerëz të prekur nga përmbytjet”, sqaron Institui i Gjeoshkencës.

Ky informacion do të përditësohet në momentin e përfundimit të llogaritjeve, POR jo më vonë se 2 ditë para ndodhjes së përmbytjes. Efektet e rëndësishme të përmbytjeve në pjesët fushore të qarqeve Vlorë dhe Fier do të ndodhin në pjesën e parë të ditës së Shtunë në 2 dhjetor.

Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve në qarqet Gjirokastër, Berat, Elbasan përmbytjet mund të ndodhin përgjatë ditës së Premte në datën 1 dhjetor.

Institui i Gjeoshkencës thotë se nesër priten reshje në të gjithë territorin kryesisht pasdite dhe gjatë natës.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt.29) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 3 °C / 12 °C

në vendet e ulta: -2 °C / 12 °C

në vendet malore: -6 °C / 6 °C.

ERA

Sot pasdite (dt.27) dhe nesër (dt.28) pritet të fryjë mesatare në të gjithë territorin.

EMISIONET