Instagrami zbulon "pushimet sekrete", futbollisti nxirret në merkato

Një histori në kufijtë e të pabesueshmes vjen nga Turqia, ku aventura e Serdar Aziz me fanellën  e Galatasaray ka të ngjarë të përfundojë për shkak të ... Instagramit.

Po, e lexuat mirë ... për shkak të Instagramit. Kjo, pasi ish-mbrojtësi i Bursasporit nuk u grumbullua për ndeshjen e kampionatit kundër Sivasspor për shkak të një dhimbjeje të rëndë të stomakut (siç thuhej në faqen zyrtare të klubit).

Por, një foto e publikuar në rrjetin social e ka nxjerrë zbuluar Aziz, i cili tashmë është  në shitje. Shkaktare është bërë gruaja e tij, e cila në rrjetin social Instagram ka ndarë me ndjekësit një fotografi të Aziz, i cili ndodhej me pushime në Maldive.

Fotografia u fshi menjëherë nga rrjeti, por vendimi u mor tashmë.


EMISIONET